Lajme

Shqiprim Arifi në Gjilan merr pjesë në përurimin e shtatores së Idriz Seferit (Foto)

Kryetari n.d Shqiprim Arifi me ftesë të Kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka marrë pjesë në përurimin e shtatores së heroit Idriz Seferi.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë gjithashtu edhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ai i Kosovës Hashim Thaçi.

Zbulimi i Shtatores është një ngjarje historike për Popullin Shqiptar në prag të festës së 28 Nëntorit, Lugina e Preshevës krenohet për kolosin e tij Idriz Seferi që është njeri ndër figurat më të shquara të këtyre trevave Shqiptare. ka thënë Arifi.

Në fjalën e tij, Presidenti Meta vlerësoi rolin e Idrizi Seferit, Isa Boletini, Hasan Prishtinës e shumë patriotëve të tjerë nga Kosova, pa të cilët ngritja e flamurit nga Ismail Qemali me 28 nëntor 1912 në Vlorë, do të ishte e pamundur.

Edhe për Presidentin Thaçi, figura e Idriz Seferit është një model frymëzimi që u ka shërbyer shqiptareve ndër vite.

Related Articles

Back to top button