Lajme

Shqiprim Arifi: Patriotizmi është vegla e posaçme e të stërvjetëruarve politik në Luginën e Preshevës

Patriotët “sezonal”

Patriotizmi është vegla e posaçme e të stërvjetëruarve politik në Luginën e Preshevës, e cila ka shërbyer si medikament për trajtimin e simptomeve dhe problemeve politike.

Definicioni i patriotit është një çështje e cila vazhdimisht në periudha të caktuara të kohës, posaçërisht në fushatën parazgjedhore, është keçpërdorur për interesa politike për të diskredituar të tjerët me argumente të bazuara në katalogun e tyre propagandistik, linçues dhe përçarës.

Tani, në kohën e fundit në prag të zgjedhjeve të parakohëshme jeni dëshmitarë që patriotizmi sërish është nxjerrur nga moçali i të zhyturve politik, për treguar edhe një herë, se sa patriot më qënkan?

Atdhedashuria si komponent esencial i patriotizmit është tek të stërvjetuarit politik në Luginën e Preshevës vepër e falsifikuar dhe si e tillë përbënë një patriotizëm të rrejshëm. Politikbërja e tri dekadave është fakt se kjo e fundit nuk ka pasur ndonjë tretman serioz në veprimin politik, pasi që interesat personale, klanet partiake dhe subjektet politike ishin të priorizuara mbi të gjitha. Pra, edhe mbi atdhedashurinë dhe mirëqenien e popullit shqiptarë në Luginën e Preshevës. Prandaj janë patriota me bateria sezonale dhe patriotizmi i tyre çalon aty ku cenohet buxheti i tyre partiak, i cili është mbushur me dekada nga pushteti qendror. Ata kundërshtojn qeverinë dhe njëkohësisht si pjesë e parlamentit janë të gatshëm për tëˋi dhënë besimin me vota Pro! Ata sjellin organin e përkohëshëm në Komunën e Preshevës, për të kundërshtuar atë! Ata protestojn me tërheqjen e deputetit të tyre, për të vazhduar punën edhe më tej sipas pikave të rendit të ditës!

Sa herë që flasin për flamurin, kombin dhe kundërshtimin e pushtetit qendror, të stërvjetëruarit politik mendojn se rrisin efektin e tyre patriotik. Pallavrat e tyre nuk janë vlera kumulative të patriotizmit, por janë gjithësesi veprat të cilët definojn atë. Të stërvjetëruarit politik pikërisht kështu mund tëˋi shërbejnë këtij vendi, duke u larguar nga politika destruktive e tyre dekadore për të përkrahur kuadro të reja brenda partiake të cilët do të shërbejn si bazament i bashkëpunimit të mirëfilltë me subjekte tjera dhe gjetjes së kompromisit politik në Luginën e Preshevës. Me largimin e nomenklaturës së vjetër, përkundër përceptimit të tyre, Lugina e Preshevës edhe më tej do të mbijetoj dhe secili prej nesh do ta kuptoj, se do të hapen mundësi të reja për të demonstruar dhe mbrojtur njëzëri të drejtat e tona individuale dhe kolektive. Vetëm “njëzëri” është faktori i cili sjell ndryshimet në arenën politike. Së bashku të hapim vende të reja të punës, të angazhohemi për zhvillimin ekonomik dhe përkujdesjen sociale, të zgjedhim përfundimisht problemin e mungesës së ujit të pijshëm, të zgjedhim problemin e librave shqip, përdorimin e simboleve kombëtare, të nostrifikimit të diplomave nga Kosova, fatit të kindapuarve dhe të vrarëve, të kërkojmë amnistimin e ish-luftetarëve të UçPMB-së, të rrisim efikasitetin e administrates komunale dhe ndërmarrjeve publike të Komunës (shëndeti, infrastruktura, agroblegtoria, ambienti, kultura), të ndaloni sabotimin e projekteve kapitale dhe rritjen e transparencës publike, të parandalojm ikjen e të rinjëve në vendet perendimore, të përkujdesemi për zgjidhjen e X problemeve tjera vitale për Komunën tonë.

Tani kjo është patriotizmi i vërtetë!?

Ndryshimi nuk ndalet!

Related Articles

Back to top button