Mbrëmë ishte nata e pestë dhe finalja e evenimentit më të madh kulturor në Preshevë “Ditët e Komedisë Shqiptare”.
Në natën e fundit u prezantua Teatri “Migjeni” nga Shkodra me komedinë “Tartufi” me regji dhe skenografi të Kushtrim Bekteshi.
Kjo shfaqje per dallim nga shfaqjet e netëve të tjera, ishte me e gjata per nga metrazhi,e cila zgjati rreth dy orë. Pas perfundimit te shfaqjes “Tartufi” të Teatrit “Migjeni” nga Shkodra, drejtoresha e këtij Teatri dhe një nga aktorët e shfaqjes thanë se në Preshevë ndihemi njësoj si në cdo vend tjetër shqiptar, ky eshte publiku ynë, ndihemi aq më shumë të lumtur kur morrëm lajmin e mrrekullueshem që Presheva është bërë me Teatër profesionist, një qytet që nuk ka Teatër nuk mund të quhet “Qytet”, prandaj duhet t’i jeni shumë mirnjohës Kryetarit të Komunës që ua ka mundësuar këtë.
Nuk është hera e parë që vijmë në Preshevë dhe çdo herë që vijmë nuk vijmë si detyrim ose moral, por vijmë me dashurinë më të madhe që kemi për këtë vend.
Mbrëmja vazhdoi me ndarjen e çmimeve, ku u ndanë 7 çmime. 6 nga juria profesionale dhe një çmim special nga “Shtëpia e Kulturës” si nikoqire e këtij festivali.