Lajme

Vajza nga Lugina që u dha mesazh të fortë, Presidentit të Francës dhe atij Gjerman

E rritur me frymën e atdhedashurisë, edhe pse ka vite që jeton larg vendlindjes, 17 vjeçarja Merita Zeqiri, një vajzë nga Lugina e Preshevës kërkon që lufta të mos përsëritet askund në botë.

Madje Merita këtë kërkesë e bëri karshi presidentëve të dy shteteve me ndikim në evropë, që tash po kujtojnë 99 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Vajza nga Lugina, Merita, para presidentit francez Emmanuel Macron dhe atij gjerman Frank-Walter Steinmeier, në fjalimin e saj teksa foli për viktimat e kësaj beteje, dha edhe një mesazh.

“Lufta të mos përsëritet kurrë më në asnjë vend”, tha Merita.

Ndryshe ajo është nxënëse e një shkolle franko-gjermane dhe ishte përzgjedhur nga mësimdhënësit të merr pjesë në këtë ceremoni.

Related Articles

Back to top button