25 fotografi të mrekullueshme nga Meka e vitit 1953
Këto janë pamje fotografike se si dukej udhëtimi për në Qabenë e Shenjtë në vitin 1953.
Megjithëse këto fotografi vijnë 60 vjet më parë, pamja ka ndryshuar shumë, kryesisht për shkak të rritjes së numrit të pelegrinëve që duan ta kryejnë Haxhin.
Por ato sërish mbesin mahnitëse, të ngrohta dhe të gjalla.
Shumë pelegrinë atëherë udhëtonin për në Mekke nëpërmjet tragetit ose një anijeve, pasi në atë kohë udhëtimi ajror komercial ishte ende në fazat e hershme dhe nuk ishte aq i disponueshëm sa është sot..
Për ata që mund ta përballonin cmimin, udhëtimin e kryenin në bordin e avionëve të vegjël nga vendet e afërta.
Ashtu si sot, karrocat dhe autobusët përdoreshin për të transportuar pelegrinët nga një vend në tjetrin.
Myslimanët dhe vetëm myslimanët lejoheshin të hyjnë për të kryer Haxhin..
Shtëpitë dhe hotelet shiheshin edhe jashtë perimetrit të xhamisë së shenjtë. Pjesa më e madhe e këtyre ndërtesave historike duhej të shkatërroheshin për të liruar rrugën për zgjerimin e xhamisë.
Rrugët e stërmbushura në Mekë. Mund të shihen edhe minaret e stilit osman.
Një nga hyrjet në Mesxhid Al-Haram.
Besimtarët jashtë hyrjes së Xhamisë.
Qabeja dhe zona Mataf. Nuk kishte dysheme sikur që është sot.
.
Një pamje e afërt e Qabesë.
Besimtarëve u lejohej të hynin në Qabe.
Kryerja e Tawafit ishte më e lehtë pasi nuk qe aq e mbushur me njerëz sa eshte sot.
Tregjet dhe shitesit prane Mesxhid El Haramit
Kuajt dhe qerret përdoreshin si mjete transporti
Haxhilerët e zgjedhin vet kafshën që e dëshironin për Kurban.
Pelegrinët i mbanin bagëtinë e tyre me vete gjatë haxhit.
Gomarët përdoreshin për të transportuar Kurbanet.
Në Mina, ushqimi gatuhej duke ndezur aty një zjarr.
Haxhileret falen prane deveve…
Tendat që shihen janë në Arafat, pranë malit që mbanë po të njëjrin emër.
Xhamarat dikur ishin shtylla të vogla që shërbenin për ta goditur simbolikisht djallin.
Një haxhi duke rruar kokën.
Haxhinjtë freskohen duke pirë pije të freskëta.
Fotot janë të marra nga National Geographic Magazine.