Lajme

3 vite burg nëse prish proçesin zgjedhor

Komuna e Preshevës që nga dita e premte është në heshtje parazgjedhore, gjë që sipas ligjit subjektet politike nuk kanë të drejtë për shpërndarjen e propagandave elektorale.

Në Komunën e Preshevës sipas komisionit zgjedhor rreth 38 mijë qytetarë kanë të drejtë vote në 38 njësi të shpërndara në tërë Komunën e Preshevës.

Në zgjedhjet e parakohëshme marrin pjesë 8 subjekte politike:

Prej te cilave 7 shqiptare si: APN, PDSH, UDSH, LR-PDSH, PVD, BDL, PD dhe nje nga Lista serbe e bashkuar .

Per personat te cilet prishin kutiat e votimeve parashihen denime drastike. Sipas ligjit per pengesen e votimeve neni 159 kush do qe me force, kercenim apo ne nje menyre tjeteter te paligjshme ndalon mbajtjen e votimit ne vendvotim denohet me 3 vjet burgim.
kush pengon votimin duke provokuar crregulime ne votim me qellim qe te nderpritet votimi, do te denohet me dy vjet burg.

Zgjedhjet e parakohëshme në Komunën e Preshevës mbahen ditën e diel më 24 dhjetor 2017.

Related Articles

Back to top button