APN: Komisioni komunal zgjedhor jo transparent dhe jo profesional (dokument)
Aletrnativa për ndryshim, në rrjetin social ka akuzuar komisionin komunal zgjedhor për jo transparencë. Sipas APN, Blloku AntiRini PDSH&PVD edhe këtë herë treguan fytyrën e tyre kundër frymës pro ndryshimit dhe parimeve europiane.
“Alternativa për Ndryshim, duke u bazuar në parimin e transparencës e me qëllim që çdo qytetar i Komunës tonë të jetë i mirëinformuar lidhur me procesin zgjedhor e veçanërisht me punën e Komisionit Komunal Zgjedhor, zyrtarisht ka bërë kërkesë pranë të njejtit Komision që të gjitha mbledhjet e këtij Komisioni të transmetohen direkt nëpërmjet mjeteve të informimit.
Pritshmërisht, Komisioni Komunal Zgjedhor, pa asnjë arsye ligjore ka refuzuar kërkesën tonë duke hedhur edhe më shumë dyshime lidhur me profesionalizmin në punën e tyre dhe duke i fshehur nga publiku në këtë mënyrë planet e tyre të thurrura në mënyrë perfide vetëm e vetëm e vetëm që me “shqelmat” e tyre te fundit të tentojnë te ndryshojnë vullnetin e popullit për Ndryshim!” shkruan APN.