Ardita Sinani, kaq euro për frizeren personale nga paratë e komunës (Dokument)
Ish kryetarja e Preshevës Ardita Sinani, gjatë muajit gusht i shperndau 17 bizneseve, -kryesisht militantë dhe asnjëri nuk ka veprimtari prodhuese, para nga Fondi për Zhvillimin e Ekonomisë Private të Vogël. Përveç frizeres, mbi 2 mijë euro mori edhe militanti që menaxhon butikun Kujta, Kujtim Sherifi.
Kryetarja e PVD, Ardita Sinani, pak kohë para se të detyrohej të linte pozitën e kryetares së Preshevës, pozitë të cilën ajo e siguroi nga lojërat dredharake të kryetarit historikë të PVD, Riza Halimit, u ngutë të financonte nga paratë e komunës bizneset të lidhura me PVD dhe ato me të cilat ajo ka lidhje personale.
Nga Fondi për Zhvillimin e Ekonomisë së Vogël Private, ajo ndau një shumë prej 1500 euro për frizeren e sajë personale Arlinda Jusufin, e cila menaxhon firmën me emrin Linda & Al.
Këtë superskandal, të cilin Ardita Sinani e realizoi me datë 3 gusht te këtij viti, duke ja dhënë këtij biznesi 180.000 mijë dinarë apo 1.500 euro, pavarësisht faktit që pronarja e këtij biznese është njëkohësisht edhe frizerja e sajë personale.
Ardita Sinani, dhe vetë personalisht publikon foto herë pas here me flokët e rregulluara tek Arlinda, duke reklamuar modelin e flokëve.
I gjithë skandali konfirmohet nga dokumentacioni komunal, të cilin e ka nënshkruar personalisht vetë Ardita Sinani, gjatë kohës që ishte kryetare.
Përveç, frizeres së saj personale, ish kryetarja Sinani, shpërndau gjithë fondin që ishte i dedikuar për ndihmë të ndërmarrjeve, kryesish për dyqane që merren me tregti, mekanikë.
Në listë nuk shihet asnjë kompani prodhuese, frizere, mekanik por edhe butikë. Dhe këtë kryesish të tek militantet e partisë.
“Janë të gjithë militantë të PVD që morën paratë e taksapaguesve preshevarë. Veç frizeres personale, bie në sy që 250 mijë dinarë apo mbi 2 mijë euro i mori butiku Kujta me pronarë Kujtim Sherin. Një vendin totalë i paarsyeshëm i Arditës, me kriter të vetëm militantizmin e flaktë”, tha një zyrtarë komunal në Preshevë, duke preferuar të mos citohej.
Ne po publikojmë listën e plotë të bizneseve të lidhura me PVD, asnjë veprimtari prodhuese, që morën para nga buxheti i Preshevës. Janë gjithsej rreth 17 biznese që kanë përfituar nga 1.500 euro e deri në rreth 2.100.
Lexojeni Listën