LajmeVideo

Arifi: Kundërshtarët e mi pa ide (Video)

Në prag të mbajtjes së zgjedhjeve në Preshevë, kandidati për kryetar të kësaj komune nga Alternativa për Ndryshim, Shqipërim Arifi tha për Radio Televizionin e Kosovës (RTK) se qytetarët e atjeshëm e meritojnë një qeverisje të mirë, duke i ftuar ata që me 24 dhjetor t’i drejtohen kutive të votimit.

I ftuar në studion e RTK –së, Arifi premtoi se nën qeverisjen e tij do të angazhohet për hapjen e kufirit të Komunës së Preshevës me Republikën e Maqedonisë, por edhe kthimin e Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë, e cila është tërhequr vite më parë.

Ai ndërkaq, tha se dy kundërshtarët e tij, Riza Halim nga viti 1990 është kryetar i PVD –së, ndërsa Ragmi Mustafa nga PDSh ka qeverisur 3 mandate me Preshevën dhe është e habitshme kandidimi i sërishëm i tyre.

“ Është e habitshme se si njerëzit përgjatë 30 viteve kanë ndërtuar një spektër politik i stërvjetruar me ego të pandryshueshme dhe ky mentalitet i stervjetruar ka sjellë deri të stagnimi i gjitha proceseve në politikëbërje ”, tha Shqipërim Arifi , duke shtuar se jo vetëm që është penguar, por edhe është larguar nga posti i kryetarit të Komunës, pavarësisht faktit se ka sjellë risi të mëdha.

Ndiqeni në vazhdim intervistën e plotë të kandidatit për kryetar të Komunës së Preshevës, shqipërim Arifi nga Alternativa për Ndryshim:

Related Articles

Back to top button