Lajme

Arifi publikon dokumentin ku Ragmi Mustafa i drejtohej ministrisë që ta bëjë kryetar të organit të përkohshëm

Politikbërja e mirëfilltë në esencë ka një komponent të rëndësishëm moral. Në të shumtën e rasteve morali është përgjegjëse për përcaktimin e veprimeve si demagogji dhe retorikë boshe. Pra, është e drejtë e pakontestueshme e Ragmiut dhe Arditës të kundërshtojn organin e përkohëshem dhe absolutisht legale marrja e pagave nga ky organ. Por ky veprim i tyre tangon pikërisht komponentin moral që rezulton në demagoji të skajshme primitive dhe cilësohet si politikë broçkullash. Pa dashur që ti ndërpresë Ragmiut fushatën e tij parazgjedhore nën tingujt e politikës “patriotike” në përfundim e sipër të sezonit, po ja përcjell më poshtë dokumentin me të cilin Ragmiu iˋu drejtua muaj më parë ministrit administrimit të pushtetit lokal Branko Ruzic, ku kishte kërkuar të pregaditet një propozim nga Qeverisa e Serbisë për shpërndarjen e Kuvendit Komunal në Preshevë duke theksuar se PDSH në organin e përkohëshem i takojn dy anëtarë, njëri ndër ta edhe kryetar i këtij organi. Kaq për mozaikun “patriotik sezonal” të Ragmiut.

Përkthimi në gjuhën shqipe:

Lënda: Kërkesë

I nderuar ministër,
Ju njoftohmë se Kuvendi komunal i Preshevës nuk ka mbajtë seanc nga 24 maji 2017, kështu që 24 gushti përmbushen kushtet që të zbatohet ligji për vetqeverisjes lokale, sakt aplikimin e nenit 85 pika 1 të ligjit të vetqeverisjes lokale (gz. zyrtare RS, nr 129/07).
Në bazë të këtij njoftimi, ju lutemi që të pregaditni një propozim Qeverisë së Serbisë për të marrë vendim për shpërndarjen e Kuvendit komunal të Preshevës në bazë të nenit 86 paragrafi 1 të ligjit të vetqeverisjes lokale (gz. zyrtare RS, nr 129/07).
Nga ana tjetër, me rastin e vendimit për emërimin e organit të përkohshëm në bazë të nenit 86 paragrafi 6, ligjit për vetadministrim lokal (gz. zyrtare RS, nr 129/07), Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) sygjeron antarët e organit të përkohshëm për vetqeverisje lokale, prej të cilëve njëri prej tyre KRYETAR TË ORGANIT TË PËRKOHSHËM.

ARSYETIM
Kuvendi komunal i Preshevs ka gjithsejt 38 këshilltarë. Në zgjedhjet lokale të 24 prillit 2016, PDSH ka marrë 14 mandate të këshilltarëve, gjegjësisht 37% nga numri i përgjithshëm i këshilltarëve të KK në Preshevë.
Në bazë të kësaj në numrin e përgjithshëm të organit të përkohshëm prej 5 antarëve, Partisë Demokratike Shqiptare i takojnë 37% të tyre dhe kjo është 1.85 gjegjësisht 2 antarë.

Related Articles

Back to top button