LajmeVideo

Drejtori Nader Sadiku kërkon nga inspektori i arsimit mos të hetohen dokumentat e Ardita Sinanit (Video)

Inspektori i Arsimit Komunal, Kujtim Sadriu në profilin e tij në rrjetin social Facebook ka publikuar një sekuenc të bisedës përmes telefonit me drejtorin e shkollës së mesme në Preshevë si dhe kandidat për këshilltare nga subjekti i PVD-së, Nader Sadiku.

Siç kuptohet nga biseda, drejtori Sadiku ka kërkuar nga inspektori i arsimit Kujtim Sadriu mos të hetohet rasti për punësimin dhe kontratën e punës të nënshkruar nga bashkpartiaku Nadër Sadiku për kandidatën për kryetarë Ardita Sinani nga subjekti i PVD-së.

Kujtim Sadriu për media ka thënë se ai ishtë duke hetuar rastin e kontratës së Ardita Sinanit (PVD), të cilës pasi ka humbur postin e kryetarës së Komunës është kthyer përsëri në funksionin e profesoreshës në lëndën e Informatikës me një kontrat të nënshkruar nga bashkpartiaku i saj dhe drejtori Nader Sadiku. Sipas Sadriut, rasti ishtë suspekt për nga fakti se Sinani para së të zgjidhej kryetare e Kuvendit Komual në vitin 2016 dhe kryetare e Komunës në 2017 ishte në kontratë pune për 40%, ndërsa kur ishte kthyer përseri në funksionin mësimdhënëse në shtator 2017, drejtori Sadiku i ka nënshkruar një kontratë pune prej 100%, gjë që është e kundërligjshme sipas inspektorit Sadriu.

Inspektori arsimor lokal Sadriu ka kërkuar dokumente shtesë (me shkrimë) për të hetuar rastin dhe parë gjendjen faktike, ndërsa drejtori i shkollës mesme Nader Sadiku ka kërkuar nga inspektori Sadriu të mos hetohet kjo dosje dhe të mbyllet rasti.

Nadër Sadiku është drejtor i shkollës së mesme,gjimnazit “Skënderbeu” dhe anëtarë i kryesisë së përgjithshme të PVD-së dhe anëtarë i këtij subjekti që nga viti 1990. Në zgjedhjet e parakoheshme të këtij viti Nader Sadiku kandidon për këshilltarë në rradët e PVD-së.

Transkripti i bisedës në mesë drejtorit të Gjimnazit, Nader Sadiku si dhe Kujtim Sadriu, inspektor i arsimit komunal:

Nader Sadiku: Mem ngu mu, ket e bitis me çato të dhana sha i ki marën kjo mazi su bo n’ankes, në kerkesë për ankes e le këtë punë se jemi para zgjedhjeve mos të hahet as me ty dikush as me mue si drejtor, ket bon çato raport ti çysh i ki mar ato, atëher leje mos hin në ketë punë?

Kujtim Sadriu: Po thu mos tarashkatmi a?

Nader Sadiku: Po de s`ki nevoj, është kandidate për kryetare (fjala është për Ardita Sinanin, kandidate për kryetarë nga subjekti i PVD-së)

Kujtim Sadiriu: Tane ndimi.

Nader Sadiku: Hajde Arditë, hajde (supozohet së në këtë moment Ardita Sinani ka hapur derën e zyrës së drejtorit Nader Sadiku), hajde çashtu tung a.

Related Articles

Back to top button