Lajme

E gjithë mërgata me Shqipërim Arifin, karton të kuq Rizës e Mustafës (Video)

Kryetari i Alternativës për Ndryshime. Shqipërim Arifi  ka udhëtuar drejtë Zvicrës për realizuar takimet me preshevarët në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale në Luginë të Preshevës, njofton agjencia e lajmeve INA.

Vizita e tij u prit mjaft me interesim, ku ta pranishmit parashtruan pyetje jo vetem për zgjedhjet lokale por edhe për situatën politike, duke i premtuar Shqiprim Arifit mbështetje të pa rezerve.

Ai nga mërgimtarët shqiptarë në Zvicër është cilësuar si shpresa e vetme e artikulimit të kërkesave të shqiptarëve që kanë të bëjnë me barazinë dhe perspektivën politike, zhvillimore dhe integruese të shqiptarëve.

“Mërgimtarët janë ata që kanë kontribuar maksimalishtë në kohërat më të vështira. Edhe unë jam pjesë e mërgatës, por që kam vendosur të kontribuoj direktë për Preshevën tonë. Jam i lidhur shpirtërisht dhe e vlerësoj diasporën shqiptare. Ju ftoj që edhe ju gjatë kohës së pushimeve të vini në vendlindje dhe të votoni për ndryshime dhe një shpresë të re. Është mirë të merrni pjesë në këtë proces demokratik, I cili është i rëndësishëm për Preshevën, por edhe Luginën në përgjithësi”, theksoi Arifi.

Ai tha se, kësaj radhë mërgata dhe qytetarët e Preshevës do ta këtë një rol të rëndësishëm për ti thënë jo spektrit të vjetër politik, lidershipit të stërvjetëruar dhe dështak, për ti thënë njëherë e përgjithmon mjaftë më.

“Për ti thënë mjaftë e kemi marrë votën tonë dhe e keni keqpërodur, mjaftë keni manipuluar me ne dhe me familjarët tanë. Mjaftë e keni sjellur vendin tonë në një situatë të palakmueshme me një papunësi prej 50 qind, me një shpërngulje masive, me humbjen e perspektivës dhe shumë dëmeve tjera që kanë lënë pasoja të mëdha”, u shpreh Arifi.

“Me 24 dhjetor të vini dhe ti diskualifikojmë me një karton të kuq politikanët e vjetër dhe komunistë që po tentojnë të përcajnë popullatën tonë”, u shpreh ai. (INA)

Related Articles

Back to top button