Lajme

Historike: problemeve për ujë të pijshëm në Preshevë i vie fundi, përurohet rezervuari tek “Kroi i keq” (Foto, Video)

Banorët e Komunës së Preshevës nuk do të përballen më me mungesë të ujit të pijshëm, pasi që këtij problemi tashmë po i vjen fundi. Nga tash e tutje furnizimi me ujë të pijshëm do të jetë më cilësor dhe pa ndërprerë. Kështu u tha me rastin e përurimit të rezervuarit të ujit, tek vendi i quajtur “Kroi i keq” në Preshevë.

Investitor i këtij projekti është Komuna e Preshevës, ndërsa financues janë: USAID-i Amerikan dhe UNDP. Partnerë të këtij projekti janë: Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale si dhe Komisariati për refugjatë dhe migrim.

Rezervuari i ri ka një kapacitet prej 1000 metër kub ujë, si dhe rezervuari i sanuar me kapacitet prej 500 metër kub ujë do të jetë zgjidhje e duhur për banorët e Komunës së Preshevës. Ndërsa, nga ky sistem do të furnizohet pjesa e poshtme e qytetit dhe shumë banorë në qytet nga sot do të kenë ujë të mjaftueshëm. Presheva.AL

 

Related Articles

Back to top button