Lajme

Jeni mbledhur të gjithë kundër Shqiprim Arifit

Kampanja për zgjedhjet lokale në Luginë të Preshevës është duke dalluar prej vitit të kaluar duke e pasur parasysh atë se të gjithë kundërshtarët e dikurshëm janë bërë bashkë. PVD-PDSH si dhe partizat tjera më të vogla janë bërë bashkë kundër APN-së së Shqiprim Arifit. Me çdo çmim duan që me 24 dhjetor Shqiprim Arifi t`i humb zgjedhjet në Komunën e Preshevës, ndërsa avazi i vjetër i mosndryshimit asnjëherë të mos ndërroje.

Dalja në skenën politike APN-ja e Shqiprim Arifit ka bërë një gjë tepër të dobishme, i ka bërë bashkë të gjitha partizat dhe partitë faktor në këtë pellg të sherrit që sherrin di t`ia sheh edhe Stambolli.

Ndonëse ka mbetur vetë edhe 8 ditë, partitë politike, kanë nisur t`i shfaqin ambiciet e tyre për të udhëhequr qytetin e Preshevës. Të gjitha forcat politike, kanë nisur takimet me elektoratin dhe strukturat e tyre përkatëse, për t’u përgatitur për zgjedhjet e 24 dhjetorit.

Presheva si kurrë më parë tani ka nevojë për reflektime serioze politike lidhur me çështje të rëndësishme për zhvillimin e qytetit. Partit e më parshme për vite të tëra kanë dështuar në realizimin e projekteve, kanë dështuar në organizimin e komunës për realizimin e buxhetit të paraparë.
Krahasoni pushtetin e më parshëm sa ka pasur buxhet Presheva dhe krahasoni dhe gjeni se cilat janë projektet që mund të përmenden sot!?.

Preshevës i duhet një qasje reale politike dhe bashkëpunimi normal me të gjithë ata që e duan një qytet të zhvilluar dhe të përparuar. Ardhja në kreun e komunës së APN-së së Shqiprim Arifit dëshmoi për një transparencë dhe punë progresive e orientuar kah investimet kapitale si dhe përmirësimi i urbanizmit si dhe klimës nacionale në Luginë.

Shqiprim Arifi u bë promotor i pajtimit kombëtar dhe ndërmjetësimit midis liderëve shqiptar në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni duke krijuar një urë lidhëse komunikimi me autoritetet e Beogradit. Po ashtu interesi i kahmotshëm i shqiptarëve të Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës është hapja e kufirit në Miratoc, ndërsa këtij procesi po i prin APN-ja e Shqiprim Arifit.

Të mblidhesh bashkë me nacionalistët e kalbur që qendrën e kanë në Beograd e të hedhësh vrerë e shpifje kundër Shqiprim Arifit në mediet e ndryshme si dhe në rrjetet sociale, d.m.th. të stoposh të gjitha ato nisma progresive investuese në Luginën e Preshevës, të pengosh hapjen e kufirit në Miratoc ku shqiptarët e Karadakut do të kanë mundësi zhvillimi ekonomik dhe politik.

Related Articles

Back to top button