Lajme

Kryetari i organit të përkohshëm z.Shqiprim Arifi – konferencë për media

Kryetari i organit të përkohshëm z.Shqiprim Arifi mbajti konferencën e radhës për media duke përfshirë në këtë konferenc 11 pikat e rendit të ditës, pika këto që u diskutuan gjatë konferencës për media.

Kryetari i organit të përkohshëm ceki se trupi koordinues ka ndarë mjete për fëmijë me aftësi të veçanta edhe atë në vler prej 800.000 dinar. Komisioni është themeluar dhe brenda javës së ardhshme këto mjete do të ndahen.

Njëra ndër pikat e rendit të ditës ishte edhe çështja e stinës së dimrit duke angazhuar ndërrmarrjen “Moravica” për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit dimëror.

Gjithashtu është marr vendim rreth tubimeve duke përfshirë këtu rrjedhat se si duhet të organizohen tubimet publike ligj ky që më herët nuk ka ekzistuar.

Komuna e Preshevës gjithashtu e mbështet edhe projektin nga amabasada Zvicëriane, projekt ky që ndihmon në vetëdisimin e qytetarëve rreth vlerës së votës dhe mos të bëhen manipulime gjatë zgjedhjeve të 24 dhjetorit.

Related Articles

Back to top button