Letër e hapur drejtoreshës së shkollës fillore “Prof. Ibrahim Kelemendi” znj.Besa Sahiti
E nderuara drejtoreshë, znj. Besa Sahiti. Sot u publikuan disa foto të sallës së edukatës fizike të shkollës që Ju e drejtoni, me të vërtetë ishte e tmerrshme, ku në shekullin XXI, nxënësit e kësaj shkolle nuk kanë mundësi që të vijojnë mësimin e kësaj lënde.
Mbaj mend kur isha nxënës po i kësaj shkolle, në fund të vitet 80-ta, me padurim prisnim orën e edukatës fizike, për tu relaksuar dhe për të bërë ushtrime fizike. Me të vërtetë është e tmerrshme që 30-të vite më vonë, kjo sallë të duket e demoluar në tërësi, në vend se të jetë me kushte më bëshkëkohore. Por tani, nuk po ju shkruaj të ju fajësoj, por, po ju shkruaj që të më lejoni të jap kontributin tim për të përmirësuar gjendjen e kësaj salle.
Jam njoftuar nga një arsimtar i kësaj shkolle se salla ka rreth 400 m2. Ndaj, unë si inspektor komunal i arsimit edhe përkundër kushteve jo të mira që i kam, kam shprehur vullnetin tim për ta ndar pagën time për ta dhuruar parketin për sallën e edukatës fizilke të shkollës suaj.
Presheva ka pasur dhe ka shumë njerëz human, shpresoj se kësaj inicative do ti bashkangjiten edhe njerëz të tjerë vullnet mirë për ta dhuruar, ngjitësin dhe bërë punën e mjeshtrisë, dhe për të krijuar kushtet normale për nxënësit e kësaj shkolle.
Edhe pse kam pasur shumë kundërshtime me ju, besoj se kësaj letre do ti përgjigjeni pozitivisht, për të pranuar ofertën time vullnetare për hirë të nxënësve të kësaj shkolle.
Jam në pritje të përgjigjes suaj,
Me respekt Kujtim Sadriu,
Inspektor komunal i arsimit, Preshevë