Lufta speciale kundër Shqiprim Arifit, plani i ish-komunistëve dhe Rrahman Morinave?!
Anëtarë të ish-Lidhjes Komuniste që veprojnë në Kosovë janë vënë në shërbim të planit për të nxirë kreun e Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi.
Janë zbardhur në prapaskenë shumë detaje lidhur me skenaret që po godasin ushtruesin e detyrës të komunës së Preshevës dhe kryetarin e APN-së, Shqiprim Arifi. Në këtë mision djallëzor janë të përfshirë njerëz që i kanë shërbyer regjimit të kaluar në Kosovë që veproi nën masat e dhunshme në Kosovë. Mes tyre siç thuhet janë miqtë të Rrahman Morinës dhe të një klani të dikurshëm, që sot edhe në moshën e thyer luftojnë ndryshimin në Preshevë, qyteza shqiptare që është boshatisur dekadave të fundit dhe që mjerimi, papunësia dhe mungesa e shpresës ka kapluar çdo të ri.
“Kush po mendoni se do të ndryshojë Preshevën. Ata që kanë bërë miliona euro me bizneset e tyre dhe që po godasin dita ditës sektorin e ndërmarrjeve të vogla, dhe në anën tjetër klani i qeverisjes 27 vjeçare në Luginë, i prirë nga Riza Halimi që akoma nuk do ndryshim”, thuhet në një profil të preshevarëve në facebook, ku në qendër të vëmendjes janë zgjedhjet.
Sipas tyre, nëse Arifi është në shërbim të Aleksandar Vuçiqit, atëherë dihen skenaret serbe të goditjes së këtyre politikanëve, për ti shëndërruar në patriotë me “bateria”, që të dhezin tek elektorati shqiptar. Por Shqiprim Arifi siç thuhet ka argumentet dhe është një kuadër i përgatitur që ka arritur të sigurojë besimin e diplomatëve të vendeve mike të shqiptare, përfshirë SHBA-të. Përkrahës të Shqiprim Arifi thonë se janë cak të goditjeve nga klanet që për vite me radhë përfituan qindra mijëra euro e deri në miliona, dhe që kanë prona të majme në Kosovë, Shqipëri e deri në banesat private në Tetovë.
“Ata që mashtruan dhe na nënçmuan me tërheqjen zvarrë të Lapidarit të UÇPMB_së, që dekoruan Vuçiqat, ata që janë jarana të Daçiqit e ish-mbetjeve të Millosheviqit, duhet ta marrin përgjigjen në ditën e votimeve. Presheva dhe Lugina ka nevojë për ndryshim dhe jo stagnim,eksod dhe humbje shprese për rininë dhe brezat e ardshëm. Le ta dijnë këta burra që qeverisën deri tani se krijuan një Preshevë në Kosovë, një Preshevë në mërgim”, shkruan një përkrahës i ndryshimit në Preshevë. (INA)