Nga etja për pushtet, nuk duan t’ia dijnë as për jetën e qytetarëve, shikojeni ku janë vendosur posterat (Foto)
Na vijne reagime te qytetareve lidhur me vendosjen e posterave te subjekteve politike, ne shenjat e komunikacionit.
Nese keto subjekte nga etja per pushtet jane te gatshme te n’a i rrezikojne edhe jeten tone, une nuk e di se cka po iu duhet ai pushtet, qe po e proklamojne qe duan aq mire te na sherbejne.
Sipas kesaj po shihet se si po pretendojne te na sherbejne dhe kurre mos pafshim sherbime te tilla, shefi i shtabit te ketij subjekti qe ka dhene urdher per vendosjen e posterave ne shenja te komunikacionit, njeherit eshte dhe inspektor i komunikacionit. Atij i bejme thirrje qe t’a kryeje punen profesionalisht, perndryshe as mos te shpresoje ne voten time, reagon i indinjuar qytetari nga fsh. Depce.
Periudha e fushatës zgjedhore e dhjetorit te vitit 2017 po evidentohet me parregullesi te ndryshme:
1. Përdorimi i fëmijëve në fushatë zgjedhore, në raste të caktuara edhe në mënyrë të organizuar.
2. Vendosja e materialeve propaganduese të kandidatëve dhe subjekteve politike në shenja të komunikacionit, shtylla elektrike, hapësira publike të cilat nuk janë të destinuara për këtë qëllim.
3. Gjuha e përdorur gjatë fushatës në raste të caktuara ka përmbajtur elemente të gjuhës së urrejtjes.