Partia Demokratike Shqiptare në këto zgjedhje po garon përsëri për të parin e Komunës së Preshevës edhe pse 12 vite nuk arriti ta shpalos programin e saj para banorëve të Preshevës.
Zgjedhjet brenda PDSH-së që u organizuan në vitin 2016 ishin zgjedhje që për her të parë si parti PDSH hasi në kundërshtime brenda partiake në zgjedhjen e kryetarit dhe strukturave udhëheqëse të partisë, kështu nga këto kundërshtime filluan dhe përçarjet në këtë subjekt politik.
Përderisa përfundimisht dhe zyrtarisht në vitin 2017 në muajin mars morën qëndrim që të largohen dhe të krijojnë një grup të këshilltarëve me ç’rast bënë koalicion me PVD-në që nuk i zgjati më shumë se 6 muaj. Kjo periudhë e keqëqeverisjes së Komunës së Preshevës është e njohur për qytetarët tanë.
Në emisionin Rubikon në KTV ishin të ftuar në debat publik kandidatët që po garojnë për të parin e Komunës. I ftuar ishte edhe z.Sami Salihu i cili në këtë emision shfaqej si Kryetar i Lëvizjes për Reforma të Partisë Demokratike Shqiptare LR-PDSH. Shfaqja e tij e parë publike për opinionin Preshevar po duket si një delfin, i cili me lëvizjet e tij tërheq publikun. Duhet patur kujdes se ne thellesite e detit, poshte delfineve, zakonisht qendrojne peshkaqenet, te cilet shfrytezojne delfinet, vetem e vetem per te kapur gjahun e tyre.
A është në të vërtetë kjo Lëvizje për Reforma brenda PDSH-së apo “U ndamë për t’u bashkuar” !?
Më poshtë mund ta shikoni sekuencën e shkëputur nga emisioni Rubikon – KTV se si përgjigjet Sami Salihu për bashkimin e spektrit politik në Luginë të Preshevës duke thënë se jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe me Ragmi Mustafën. Presheva.AL