Lajme
Presheva ka hyrë në heshtje zgjedhore
Prej mesnatës më 22 dhjetor ka hyrë në fuqi heshtja zgjedhore për zgjedhjet lokale të 24 dhjetorit që do të mbahen në Preshevë.
Heshtja zgjedhore do zgjasë deri të dielën në mbrëmje, kur do të mbyllen kutitë e votimit, transmeton Presheva.AL
Heshtja do ta ndërpresë fushatën për zgjedhje parlamentare dhe lokale, që sipas ligjit zgjedhor do të thotë se ndërpriten të gjitha format e paraqitjes zgjedhore mediale të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore.