Lajme

Preshevë, ekspozitë me ushqime tradicionale shqiptare-preshevare (Foto, Video)

Në hollin e shtëpisë së kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshevë sot Forumi i gruas së Alternativës për ndryshim me filllim në ora 13:00 organizoi ekspozitën e ushqimeve tradicionale preshevare.

Ekspozita kishte karakter garues ku shumë motra, bija dhe nëna kishin sjell me vete ushqimet që ato kishin pregatitur enkas për këtë ekspozitë duke e begatuar sofrën preshevare me specialitete dhe reçeta, te gatuara nga femra preshevare.

Qellimi i ekspozitës ishte ruajtja dhe përcjellja e traditave preshevare tek gjeneratat e reja, sidomos kur e kemi fjalën për reçetat dhe gatesat e ndryshme që janë karakteristikë për qytetin tonë, ku në këtë ekspozitë u pa se ushqimet apo kuzhina popullore është me mjaftë laramani dhe me përkushtim është përcjellur brez pas brezi.

Ndër më të veçantat ishin flija tatlia ose ëmbëlsira dhe disa ushqime tjera tradicionale që sot pjesëmarësit patën mundësi ti shijojnë.

Ekspozitën e begatoi edhe emisioni “Te Linda” i cili realizohet nga KTV, ku ky si televizion e percjolli ngjarjen dhe do t’i japë një shtytje edhe më të madhe të promovimit të kuzhinës preshevare në mbarë trojet shqiptare dhe diasporë.

Related Articles

Back to top button