Pse sulmohet Shqiprim Arifi dhe APN-ja?
Që nga fillimi i themelimit të APN–së filluan sulmet ndaj Shqiprim Arifit dhe APN-së !!!
Sulmet ndaj Shqiprim Arifit vinin nga PDSH duke e fyer dhe e sulmuar kinse po i përçanë shqiptarët në Komunën e Preshevës. Madje ata besonin se APN do të marrë vetëm 5 këshilltarë dhe do të dalë në penzion sikurse shumë parti tjera, por kjo nuk ndodhi. Përkundrazi, Shqiprim Arifi arriti ta mposhtë Ragmi Mustafën dhe PDSH-në si dhe ta kthejë në pushtet PVD-në pas 12 viteve.
Pas këtij dështimi të PDSH-së erdhi deri tek ndarja e këtij subjekti
Pasi PDSH e pa se atyre iu largua një numër i madh i simpatizuesve me ç’rast në zgjedhjet e fundit pati rënie të votave, filluan përçarjet brenda subjektit dhe mosmarrveshjet dhe krejt në fund u nda në dy pjesë dhe një grup i këshilltarëve i bashkoi forcat me PVD-në duke bërë marrveshje me të vetmin qëllim që të mposhtin Shqiprim Arifin dhe të realizojnë pazaret e tyre rreth tendereve.
Kur u bënë bashkë PVD, Grupi i PDSH-së, BDL, dhe UDSH filluan ta sulmonin, por tani sulmet vinin për shkak se APN u bë partia me më së shumti këshilltarë në Kuvendin Komunal të Preshevës dhe se ata erdhën në pushtet për ti shërbyer popullit. Popullata e kuptoi se Shqiprim Arifi nuk bën politik dhe është shumë i vendosur që Preshevës t’ia kthejë një ardhmëri të ndritur.
Partitë në Preshevë do të vazhdojnë sulmin ndaj APN-së dhe Shqiprim Arifit pasi e shohin si parti që do të dal fitimtare në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen më 24 dhjetori.
APN-ja e Shqiprim Arifi do të sulmohen nga disa intelektualë xhelozë duke folur me veten pse nuk jam unë si Shqiprim Arifi,
APN-ja dhe Shqiprim Arifi do të sulmohen nga disa funksionarë të cilët rrijnë pa ndërprerë duke kontrolluar xhirollogarit e tyre dhe duke pyetur, vallë do të na mirren paratë të cilat i kemi vjedhur deri tash,
APN-ja dhe Shqiprim Arifi do të sulmohen nga disa profesorë me diploma të blera si dhe nga ata kanë shitur diploma,
APN-ja dhe Shqiprim Arifi do të sulmohen nga disa gazetarë, të cilët për interesa personale dezinformojnë opinionin,
APN-ja dhe Shqiprim Arifi do të sulmohen pasi ka sjell rregull në Komunë
APN-ja dhe Shqiprim Arifi do të sulmohen pasi ka faktorizuar Komunën e Preshevës duke e bërë partnere si në vend poashtu edhe në arenën ndërkombëtare,
APN-ja dhe Shqiprim Arifi do të sulmohen pasi ka sjellur shpresë për qytetarët, e në veçanti për rininë Preshevare,
APN-ja dhe Shqiprim Arifi do të sulmohen sepse nuk janë korruptuar
APN-ja dhe Shqiprim Arifi do të sulmohen sepse nuk ka bërë pazarllëqe me tenderë,
APN-ja dhe Shqiprim Arifi do të sulmohen sepse do të sigurojë investitorë, duke punësuar qindra qytetarë,
APN-ja dhe Shqiprim Arifi do të sulmohen sepse ka siguruar fonde për shkolla, salla etj.
Popullata është vetëdijësuar mjaftueshëm për të bërë dallimin dhe 24 dhjetori do të jetë dita që do të vendoset për një të ardhme më të mirë.