Qindra qytetarë i japin lamtumirën e fundit Luljeta Bajramit (Video)
Me nderime të larta e përcollën sot për në banesën e fundit qytetarë të shumtë nga komuna e Preshevës Luljeta Bajramin e cila ishte në shërbim me punë në administratën komunale e njëkohësisht dhe aktiviste e “Alternativës për Ndryshim” qysh në themelimin e kësaj partie.
Të pranishëm në ceremoninë e varrimit ishin familjarë, miq, farefis, kolegë pune, kryetari I organit të përkohshëm z.Shqiprim Arifi si dhe aktivistë të “Alternativës për Ndryshim”.
Luljeta Bajrami ishte profesioniste në fushën e financave ku ka shërbyer me punë në bankë, e pastaj në administratën komunale, ishte një nënë e tre fëmijëve, aktiviste, mike dhe kolege pune, kjo gjë bëri që sot të grumbulloheshin me qindra qytetarë nga komuna e Preshevës edhe më tej për ti dhënë përshëndetjen e fundit në varrezat e qytetit.
Me dhimbje të madhe do e kujtojnë të gjithë ata që e njohën e që I la pas, e këtë dhimbje do e ndjejnë më shumë ata që ishin në një mënyrë dhe copëza të pandashme të vet Lules, si bashkërshorti Argjend Bajrami, dy vajzat dhe djali.
Presheva.AL I shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Bajrami dhe Jahiu