Në debatin e organizuar me përfaqësuesit e subjekteve politike nga Komuna e Preshevës, me rastin e zgjedhjeve të parakohshme të 24 dhjetorit, në kuadër të emisionit Rubikon të Adriatik Kelmendit, Ragmi Mustafa ka refuzuar të marrë pjesë.
Arsyet për mos pjesëmarrje nuk dihen, mirepo sic shihet z. Mustafa heziton të perballet edhe një herë me Shqiprim Arifin, por tashmë edhe me Sami Salihun, sepse një vit më parë e kishte pas humbur “betejën” në debatin “Jeta në Preshevë”, ku pas zgjedhjeve lokale, përveç ndryshimeve në udhëheqjen e pushtetit lokal, ndodhën ngjarje tmerruese brenda subjektit të PDSH-së, duke e ndarë në dysh, ku tashmë fraksioni i ndarë, vetëm PDSH-së amë i paraqet një rivalitet real.
Më poshtë mund ta dëgjoni sekuencën e shkëputur nga emisioni ku Adriatik Kelemendi tregon qartë se janë ftuar të gjithë duke thënë se “kemi bërë përpjekje që të ju mbledhim sa më shumë”.