Shefket Kuçi “Solid” i përgjigjet Riza Halimit “Unë matrapaz nuk jam”
Dje është bërë hapja solemne e fabrikës së këpucëve “SOLID” në Preshevë. Kompania do të prodhojë për tregun europian ndërsa investimi kap shumën prej 1 milion eurove.
Kryetari Shqiprim Arifi në praninë e qytetarëve ka thënë “u tha, u bë”. Ky është investimi i parë në tre dekadat e fundit në Komunën e Preshevës nga investitor të jashtëm gjegjësisht Kosova. Ndërsa kryetari i PVD-së Riza Halimi ishte skeptik për hapjen e kompanisë “SOLID” në Preshevë. Ai javë më parë në nje tubim gjatë fushatës parazgjedhore ka quajtur investitorin Shefqet Kuçin “Matrapaz”.
Z.Shefqet Kuçi dje gjatë hapjes solemne të kompanisë “SOLID” në Preshevë ka thënë: “Unë matrapaz nuk jam. Jam teknolog dhe i ftoj të tërheqin akuzat. Unë kam ardhur ketu të bëjë biznes dhe konkurencë me të gjithe biznesmenet mendjehapur. Duhet ti tërhiqni këto akuza.” Sipas Kuçit, Kompania e tij do të punësoj 60-80 punëtor ndërsa mbrenda vitit të ardhshëm numri do të rritet deri në 200 punëtor.