Shqetesuese: PDSH shantazhon qytetarët e komunës së Preshevës – “patjetër në tubim” në fshatin Geraj
Nga frika e humbjes qe po i paraqitet me rastin e zgjedhjeve te parakohshme te 24 dhjetorit, nga burime brenda PDSH-se kane ardhur informacione ne redaksine e portalit Presheva.AL, qe struktura e PDSH-se ka dhene urdher qe ne tubimin e saj ne fshatin Geraj, siç thuhet “eshte e obligueshme” pjesemarrja ne tubim, vetem e vetem per t’u dukur kinse PDSH eshte e madhe ne numer.
Personi i cili n’a i ka derguar kete informacion ka deklaruar qe edhe ai eshte i detyruar te shkoje ne tubim se bashku me familjaret e tij, pasi ne rast mospjesemarrjeje, rrezikon te humbe vendin e tij te punes, ne kompanine prodhuese.
Se cfare pritet t’i premtoje lideri i PDSH-se fshatit Geraj, pritet te shihet gjate ketij tubimi.
Por, shihet qe ka nje tendence te kopjimit te programit te partive tjera qe po e mbizoterojne garen politike, ne mungese te vizionit te saj, te deshmuar ne me shume se 12 vite pushtet.