12 vite pritje per punsim
12 vite shprese
12 vite zhgenjim e 12 vite genjeshtra nga Ragmi Mustafa e PDSH.
Eh,nga tja filloj….Kam shumë mllef per 12 vitet e kaluara te jetes sime, per endrren e shuar e shpresen e madhe per nje jete ne vendin tim ne Presheven time.
Gjithcka filloj para 12 viteve…. nje histori(një ënderr) qe eshte ende e pa mbaruar.
Isha shume re dhe dola shume e re me profesion(Teknike E Fizioterapise)me një qêllim qé ti sherbej vendit tim, e ne aspektin personal te punsohem…Cdo ditë shprese, po ato dite kishin qen ditê genjeshtrash.
Unê si fillim doja te inkuadrohesha ne Prishtine, atje te filloja nje jete, e atje te planifikoja ardhmerin time, pershkak vendit mê tê madhé dhe profesionit tim.
Ne vitin 2005 mora nje ftes nga prinderit, prinderit qe kishin ra ne gracken e RAGMI MUSTAFES e ishin genjy nga ai se do te me punesonte ne Ambulancen e qytetit te Presheves. Pas shume e shume debateve me bashkeshortin arritem te vendosim se ndoshta nje kthim ne vendin tone do ishte pozitive per jeten tone, besa edhe besuam ne prespektiven e PRESHEVES nen udheheqjen e RAGMI MUSTAFES, por sot e them me siguri te plot se kthimi ne PRESHEVEN e udhehequr nga Ragmi Mustafa ishte nje gabim jetesor i imi e i bashkshortit tim.
Ditêt kalonin muajt e vitet e une isha nê pritje te realizimit te premtimi te dhene nga Ragmi Mustafa, ne pritje te beses e fjales se dhene nga ai, bese e fjale e cila nuk u mbajt deri ne momentin kur une vendosa te le vendin tim e te kerkoj vitet e humbura nen udheheqjen e Ragmi Mustafes neper zyrat e qytetet e Europes.
Besoj se ka shume njerez ne qytetin tim te dashur qe e dinê kéte histori timen, kete histori trishtimi e zhgenjimi, kam shumé mllef aq shumê sa e kisha shkruar njê roman me pêrjetimet e mia.
Shpresat e dhena nga Ragmi Mustafa fitojshin intenzitet para cdo pare zgjedhjeje, premtimet ishin aq megalomane sa qe cdo vit nga viti 2005 e deri me 2016 une dhe familja ime ishim viktim e genjeshtrave dhe e mashtrimeve te profesorit e milionerit Ragmi Mustafa.
Edhe pse gjithe ndjeja friken e mashtrimit e mos realizimit te premtimit une prap jetoja me shprese se do té vjen ajo ditê kur ky kryetar do realizonte premtimin e dhene.
Per mua e familjen time cdo dite behej edhe me e keqe me deshperuese e me e zymt.
Mendoni se ndoshta po e beje kete sepse jeni né prag té zgjedhjeve, por me besoni se jo, une kam marr rrugen e Europes e kthimi ime mbrapa nuk do jete i mudur, por kete shkrim e keto fjale ja kam borxh vetes time, bashkeshortit tim, babait tim, vellaut tim, gjithe familjes sime, e posaçerisht ja kam borxh Presheves sime.
Keto fjale te mia ia drejtoj asaj rinie te mrekullueshme Preshevare, ja drejtoj e ju them, mos lejoni t’ju manipuloje ai qe manipuloi me mua, mos lejoni tua shkaterroj rinine ai qe me shkaterroi mua, mos lejoni pushtetin e punesimeve nga kryesia Qendrore e PDSH sic ndodhi ne kohen time, rini mos lejoni t’ua shkelin ardhmerine tuaj.
Fillova shpesh te shkoj nê komune ne takim me kryetarin e komunes, kryetarin qe me shkaterroi 12 vite jete, kryetarin RAGMI MUSTFA.
Ishin aq pritjet e ftofta, si te pritej ne zyrat e tij nja armik e jo nje vajze e njerit nga mbeshtetesit te tij me te zeshem, motra e nje vellai i cili ne moshen e tij me te re rrezikonte edhe jeten per ndryshim, per ndryshimin qe kurr nuk e pa Presheva.
Me besoni sa pa shpresa dilsha prej aty…pritsha ndoshta 1 ore per takim ose me shumé dhe nê fund 5 minuta bisede dhe asgjeeee..
Gjendja ndryshonte vetem kur ishin zgjedhjet atéhere nuk mund tê besojsha se ishin ata tê njejtit, nuk mund te besoja a ishte ai Ragmi Mustafa apo dikush tjeter.
Gjithêmon arsyetimi mê i madhê ishte se nuk ka repart tê Fizioterapise nê Presheve, por i nderuar ish kryetar si premtove dicka kur e dije se nuk do realizohet?
Pas shume e shume takimeve e shume e shume mallteretimeve, pasi arriti nga nje vajz me prespektiv te me shendrroje ne nje rast social, ne njerin nga takmet mbas disa vitéve mê kryetarin e Komunes, Ragmi Mustafa me tha, po i citoj fjalet e tij: “me pas qen si teknike e pergjithshéme nuk do te kishte problem”.
Mendova shumê per fjalet e thena nga kryetari i komunes, bisedova me familjên dhe vendosa ta pèrfundoj edhe ate drejtim.
Financiarisht qendroja shume dobet sepse ky kryetar me kishte shendrruar ne rast social dhe nuk kisha financa pér te kryer edhe kete drejtim, por vendosa qe te shisja edhe stolit e arit e ta perfundoja atê qe po e kerkonte ky kryetar i komunes, shita arin e perfundova edhe drejtimin e pergjithshem.
Me diplome ne dore shkova ne komune, kryetari me drejtoi tek Drejtori i Ambulances dhe mê kerkuan ta kry praktiken 6 mujore qé njeherit e kisha kry per teknike te fizioterapis né banjé tê Bujanocit, edhe kete gje e pranova, kaluan muaj e kreva edhe provimin Profesional dhe isha e gatshme tê punesohem me njê drejtim té ri…Por nuk ndodhi ashtu. Pergjigja e kryetarit te komunes ishte se me Drejtim te Pergjithshém jane shumê dhe ende nuk ishte radha ime, nuk ishte radha ime edhe pas 9 vite pritje!! Athu cfar radhe respektonin ne kryesin e pergjithshme te PDSH se nga aty shkonin emrat per punsime ne ambulancen e qytetit??
Dola duke qare nga ai takim e vetedijshme per lojen e Ragmi Mustafes, e vetedijshme se per
mua ne Presheven time te ushehequr nga Ragmi Mustafa nuk do te kishte kurre vend punesimi.
Koha kalonte afroheshin zgjedhjet prap premtime, prap geshnjeshtra, o zot si mund ti besoja gjithe atyre genjeshtrave??
Isha e martuar por nuk pata femi per disa vite, mua dhe Bashkshortin tim na gêzoi Zoti me djalin tone mbas 8 viteve, por djali lindi me probleme te vogela, dhe kishte nevoje pér intervenime mjeksore.
Mjekimi i djalit tone kerkonte financa, si te financohej mjekimi kur kisha vetem burrin te punesuar ne VM CENTER (gjithemon faleminderues per pronaret e VM, veçanarisht i faleminderoj Mitat Mustafen e Bujar Mustafen per ndihmen e dhene, une dhe familja ime gjithmone do jemi borxhli ndaj jush), financiarisht paga e bashkeshortit nuk mjaftonte per mjekim, andaj nga nje vajze e re me profesion e e gatshme per pune u detyrova te kerkoje ndihme financiare nga komuna e Presheves, ndihme financiare e cila u aprovu por e cila ishte shume e vogel e nuk mjaftonte per tretmanin e te birit, une kurr nuk e desha ndihmen, unë me vite te vetêm punê kerkova nga kryetari, e jo lemoshen e komunes sone.
Si gjitha zgjedhjet ne 20 viteve te fundit edhe Zgjedhjet e fundit ne si familje ishim te radhitur krah Partise Demokratike Shqiptare, krah atij qe na genjeu per 12 vjet, krah atij qe se fundmi e kuptuma se kishte pas urrejtje personale ndaj familjes sone e ne veçanti ndaj babait tone.
Une ne zgjedhjet e fundit te 2016 edhe me djalin tim të vogël me 3 operacione shkoja nëpër tubimet e PDSH, por nê zgjedhjet e fundit dul fituse Alternativa per Ndryshim dhe unë qe isha genjy 12 vjet nga ai qe e kisha perkrah e isha katandisur ne varfri thuajse te skajshme si do kerkoja tash punesim nga dikush qe kurr nuk e kisha perkrah.
Dita ime e fundit në Presheve ishte 19 Gushti, nê morëm vendim per 1 jave të ikim drejt Europes, nuk kishim zgjedhje tjeter, e lam shtëpin, i lam familjet e lash Presheven time te dashur, e lash ate vend qe sot fajtori kryesor qe une jam ne France don ta shendrroj PRESHEVEN kinse ne PRESHEVE SHQPITARE, ai qe me genjeshtrat e intrigat te tij vedin tim do e shendrroj NE DJERRIN SHQIPTARE e veten e tij e te familjes se tij ne milionerat e lugines.
Erdha në FrancE në qytetin e Strasbourgut u lajmeruam Azil dhe per një vite na aferuan leje qéndrimin,mjekimin gjithcka qê në vendin tim jo qe nuk i pata, por edhe me shendrruan ne rast social.
Nuk ndjehem mire per ikjen nga vendi ime, nuk ndjehem mire qe nuk shoh Presheven time, por jam ketu sepse arkitekti i PRESHEVES SHQIPTARE me detyroi te jem.
Shkrimin tim per ngjarjet e mia, e per perjetimet e mia personale ia dedikoj rinise Preshevare, e ju lus ti hapni syt, ju lus nga thellesia e zemres te hetoni e te kuptoni realisht kush eshte RAGMI MUSTAFA.
Ju them perjetimet e mia se ai njeri eshte Genjeshtar, Manipulues e Perçares.
Rini mos e kufizoni ardhmerin tuaj me Ragmi Mustafen, sepse do shetiteni rrugeve te Europes si une e familja ime.
Me rrespekt e shume dashuri
ESMA SADIKU MEHMETI