SOLID HAP FABRIKËN GJATË JAVËS, AKUZAT E HALIMIT I QUAN TË ULTA
Pasi Riza Halimi e ofendoi pronarin efabrikës së këpucëve Solid të Suharekës duke i thënë Matrapaz, Pronari i kësaj kompanie theksoi se akuzat e Halimit janë të ulta dhe politike. Ai ka përmendur tentativat e Riza Halimit për të bllokuar investimin në Preshevë dhe hapjen e mbi 200 vendeve të punës.
Pronari i kompanisë nga Suhareka për prodhimin e këpucëve i cili do të hap fabrikën për prodhimin e këpucëve në Preshevë, Ahmet Kuçi iu ka kundëpërgjigjur kryetarit të PVD-së Riza Halimi i cili pronarin e Solidit e ka quajtur “matrapaz”.
Kuçi ka thënë se Riza Halimi flet pallavra dhe e bën për inate politike.
“Unë e dua Preshevën dhe do të investoj atje dhe se me fillimi i punës së fabrikës do të startoj me 100 punëtor. Vetëm disa probleme me rrymën. Ne përveç investimet në renovim në fabrikë prej 16 mijë eurove. Po ashtu kemi investuar në 16800 euro në trafo. Kjo trafo është në oborr të fabrikës. Ne kemi bërë kontratë me institucionin e likuidimit. Ata kanë ardhur në përfundim, urdhëroni investo se ne nuk kemi para dhe pastaj e zbatojmë në qera. Ne e kemi pranuar atë vetëm me hap fabrikën. Edhe pse kemi investuar prej 16800 euro është shty procedura. Ata kanë problem me lkuidimin dhe ata të rrymës deri sa ata të arrijnë marrëveshjen për shkak se fabrika ka borxh rrymë. Aty ka qëndruar ushtria. Tani është arritur marrëveshja. Ne po presim të martën ose të mërkurën se janë edhe disa detale. Ne po presim të martën ose të mërkurën me na e lëshu rrymën” tha Kuçi.
Sipas tij, në ditën që do të lëshohet rryma do të thirren edhe mediat. “Do të shihet se cili është problemi. Riza Halimi flet pallavra dhe ai më akuzon për inate politike”, tha ai.
Kuçi ka bërë me dije se si kanë shkuar punët. ” Shqiprim Arifi më ka thirrur dhe ka dashur me ba vizitë. Mua kur të më përmendet Presheva më shtohet simpatia . Ky ka ardh dhe na ka ofru mbështetje bile edhe qeranë. Por ne e pagujtëm vet. Ne vendosëm me shku dhe do të vazhdojmë investimet atje”, tha ai.
Kuçi bëri me dije për RTK se kanë investuar mbi 30 mijë euro dhe nuk do të ndalen. Ai tregoi se pse Riza Halimi është pezmatuar në të. “Kur e nënshkruam kontratën me likuidimit aty ky ka reaguar. Ai ka thirrur edhe në Beograd. Unë jam kanë në takim edhe tek kryetarja, ku ishte edhe Riza Halimi. I thash çka ke burrë. Ai ka thënë në Beograd se pse se kanë thirrë me nënshkru kontratën një parti që nuk është në pushtet”, tha Kuçi.
Ai bëri me dije se në fabrikën që do të hapet janë të interesuar shumë për të punuar. ” Mbi 200 kandidatë kanë aplikuar për punë. Në fillim do t’i pranojmë 100 punëtorë në fabrikë” tha ai.