Lajme

Tetë subjekte politike në Preshevë garojnë për zgjedhjet e 24 dhjetorit

Komisioni komunal zgjedhor në Komunën e Preshevës ka deklaruar se deri më tani shtatë parti politike kanë dorëzuar listat me nënshkrimet e nevojshme për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 24 dhjetorit 2017.

Sipas Kryetarit të komisionit zgjedhor Zeqirja Miftari subjektet politike kanë përmbushur obligimet ligjore për të qenë pjesë e garës së 24 dhjetorit.

Prej ditës së shpalljes së zgjedhjeve deri në këtë moment kemi pranuar shtatë lista zgjedhore.

  1. Alternativa për Ndryshim (APN) – Shqiprim Arifi, bartës i listës
  2. Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) – Ragmi Mustafa, bartës i listës
  3. Unioni Demokratik Shqiptar (UDSH) – Naser Aziri, bartës i listës
  4. Lëvizja për Reforma PDSH-Preshevë (LR-PDSH) – Sami Salihu, bartës i listës
  5. Partia për Veprim Demokratik (PVD) – Ardita Sinani, bartëse e listës
  6. Bashkimi Demokratik i Luginës (BDL)  – Skender Destani, bartës i listës
  7. Aleksandër Vuçiç – Për Serbinë unike – Branko Trajkoviç, bartës i listës
  8. Partia Demokratike-dega në Preshevë (PD) – Xhelal Mehmeti, bartës i listës

Afati për dorëzimin e listave me nënshkrime është deri më datë 8 dhjetor të këtij viti, megjithatë në Preshevë pothuajse të gjitha subjektet politike i kanë dorëzuar.

Related Articles

Back to top button