Lajme
Zyra për të rinj shpëndan 400 paketa për fëmijët e Komunës së Preshevës (foto)

Aktivistët e zyrës për të rinj në Preshevë sot kanë ndarë 400 paketime për fëmijët në komunën e Preshevës.
“Fillimisht i kërkoj falje të gjithë atyre që nuk arritën të marrin pako për shkak se ishte e pamundur ti përfshim të gjithë vendet në një kohë shumë të shkurt, aktivistët e Zyrës për të rinj u shpërndan në Preshevë, Rahovicë, Raincë, Stacioni Hekurudhor, Shoshaj, Corroticë, Zhunicë, Çukarkë dhe në Geraj” tha koordinatori Altin Boriçi.