Lajme

Arifi: Kryetari Musliu luftëtar për të drejtat dhe lirinë e popullit shqiptar në Luginë

Partia Demokratike në Bujanoc ka shprehur ngushllimet më të sinqerta familjes dhe popullit shqiptar në Luginë me rastin e vdekjes së Junuz Musliut.

Kjo është letra e plotë e PD-së:

Partia Demokratike me seli në Bujanoc shpreh ngushllimet më të sinqerta familjes dhe popullit shqiptar në Luginë me rastin e vdekjes së Jonuz Musliut, kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, njëherit kryetar i Kuvendit Komunal në Bujanoc, kryetar i LPD-së dhe ish lider politik i UÇPMB-së.

PD konsideron lartë kontributin e z.Musliu në udhëheqjen dhe zhvillimin e luftës së UÇPMB-së, Gjithashtu, edhe në jetën politike z.Musliu dha kontribut të vazhdueshëm në përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe nuk pushoi së luftuari për të drejtat dhe lirinë e popullit shqiptar deri në momentet e fundit të jetës së tij.

PD ndanë dhembjen me familjarët, farefisin, miqtë, ish ushtarët e UÇPMB-së, bashkëpartiakët e tij dhe gjithë qytetarët shqiptarë, dhe lutet sinqerisht te Zoti që ta mëshirojë dhe ta shpërblejë me të mirat e tij.

Partia Demokratike
Nagip Arifi, kryetar

Related Articles

Back to top button