Sot i jepet lamtumira e fundit kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve dhe kryetarit të Kuvendit të Bujanocit, Jonuz Musliu.
Për të nderuar Musliun, po bëhen homazhe në Teatrin e qytetit të Gjilanit. Ndërsa, nga ora 11 do të mbahet një mbledhje komemorative.
Varrimi i Junuz Musliut do të bëhet në vendlindjen e tij në Konçul të Bujanocit në ora 14:00./KosovaPress/