Proçesi zgjedhor i zgjedhjeve të parakohshme të 24 dhjetorit 2017 ka përfunduar me sukses vetëm në 37 njësi, dhe sot më datë 28 janar 2018 do te rivotohet vetëm në njësinë numër 5 në objektin e komunës së Preshevës.
Në këtë njësi të drejtë vote kanë gjithsej 1333 votues. Pas votimit të 24 dhjetorit 2017, 6 njësi në komunë të Preshevës kanë qenë në diskutim për tu përsëritur mirëpo vetëm njëra ka rezultuar të ketë parregullësi dmth njësia numër 5.
Rezultatet e numëruara në 37 njësi janë si vijojnë:
APN me numër 1: 6643 vota, me 16 mandate
PDSH: 4953 vota, me 11 mandate
UDSH: 404 vota, asnjë mandat
LR PDSH: 1668 vota, 4 mandate
PVD: 2571 vota, me 6 mandate
BDL: 447 vota, me 1 mandat
Lista Serbe:920 vota, me 0 mandate
PD: 331 vota, me asnjë mandat
Në komunë të Preshevës janë gjithsej 38 njësi sipas KKZ, dhe me të drejtë vote në komunë të Preshevës gjithsej kanë pasur të drejtë vote 38,860 votues. Në këto zgjedhje garojnë 8 subjekte politike, 7 janë shqiptare dhe 1 është serbe.
Me numër 1 garon APN, kandidat për kryetar komune Shqiprim Arifi
Me numër 2 garon PDSH me kandidatin për kryetar Ragmi Mustafa
3 UDSH me kandidatin për kryetar Naser Aziri
4 LR PDSH me kandidatin Sami Salihu
5 PVD me kandidaten Ardita Sinani
6 lista zgjedhore NRP-BDL me kandidatin për kryetar Skender destani
7 është Lista Serbe
8 është Partia Demokratike dega Preshevë me bartësin e listës Xhelal Mehmeti
Vendvotimi numër 5 është hapur sipas orarit të caktuar dhe deri më tani është duke ecur gjithçka në rregull.