Lajme

Komunës së Preshevës i premtohet rekonstruimi i magjistrales “Xhadja e vjetër”

Me kërkesë të Komunës së Preshevës, adresuar Ndërmarrjes publike shtetërore “Putevi Srbije” lidhur me rekonstruksionin e rrugës regjionale që lidhë Komunën e Preshevës dhe të Bujanocit (Kërkesa me nr. 01. Nr. 352-449 të datës 28.12.2017), nga ana e Putevi Srbije është marrë seriozisht në shqyrtim kërkesa jonë dhe është vendosur që rekonstruksioni i rrugës shtetërore II A – 258 apo siç njihet në popullatën tonë “Xhadja e moçme”, të përfshihet në Planin investiv të tyre.

Në kuadër të rekonstruksionit të Korridorit X, njëkohësisht është përfshirë edhe rekonsktruksioni i kësaj rruge pothuajse në tërë gjatësinë e saj, përveç pjesës nga fsh. Samolicë, deri në kufirin me Maqedoninë.

“Ne si komunë e Preshevës e kemi konsideruar shumë të nevojshme që edhe kjo pjesë e mbetur duhet të rekonstruohet dhe qytetarëve tanë t’u mundësohet edhe një alternativë tjetër në drejtim të Komunës së Bujanocit, pasi pjesa e rrugës në fjalë gjendet në kushte teknike tejet të këqija” ka shkruar Arifi në rrjetin social.

Përveç rënëdësisë së saj që ka në drejtim të Komunës së Bujanocit, ku në mënyrë të përditshme qarkullojnë qytetarët, bujqit, studentët, mallërat etj., rekonstruksioni i saj në drejtim të Republikës së Maqedonisë, do të mundësonte krijimin e parakushteve teknike për hapjen edhe të një pike të re kufitare, gjë që do të mundësonte një qarkullim edhe më intensiv dhe më të relaksuar të qytetarëve tanë edhe në nivelin ndërshtetëror.

Barrierat për ndalimin apo vështirësimin e qarkullimit të qytetarëve tanë i takojnë së kaluarës, kurse ne siç jemi zotuar, do të angazhohemi maksimalisht që qytetarët tanë të kenë mundësi dhe opcione të shumëta për të lëvizur lirshëm dhe komod, sipas nevojave dhe dëshirave të tyre, të drejta këto siç i gëzojnë dhe qytetarët e shteteve evropiane dhe botës së civilizuar.

Related Articles

Back to top button