Lajme

Mbyllet vendvotimi nr.5 në Preshevë, fillon numrimi

Ora tetë e mbrëmjes ka shënuar edhe mbylljen e vendvotimit numër 5 në qytetin e Preshevës. Ky vendvotimi më 24 dhjetor ishte prishur për shkak mos marrveshjes mes përfaqësuesve të subjekteve politike në Preshevë.

Në orën 20:00 është mbyllur ri votimi për zgjedhjet komunale në Komunën e Preshevës në njësin numër 5, proces ky që nga monitoruesit është vlerësuar i qetë dhe pa incidente.

Gjatë ditës së sotme përqindja e daljes së qytetarëve llogaritet të jet diku rreth 45%. Cili do të jetë efekti i kësaj dalje të qytetarve mbetet të shihet pasi të përfundon procesi numrimit, i cili ka nisur pak çaste pas mbylljes së vendvotimeve.

Related Articles

Back to top button