Mediat serbe: Arifi mbështetet nga Haradinaj dhe Edi Rama, sfidon politikën serbe
Shqiprim Arifi është në rrugën e tij për tu kthyer në krye të Preshevës pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ndërsa serbët për herë të parë pas vitit 2012 do të kthehen me këshilltarë në këtë komunë, shkruan “Politika”.
Alternativa për ndryshime e udhëhequr nga ky politikan i ri shqiptar ka lindur në Gjermani, fitoi zgjedhjet e së dielës pasi ka fituar më së shumti vota 5.504 (36.2%).
Siç mëson kjo gazetë jozyrtarisht, APN sipas llogaritjeve që tani mund të ketë 16 këshilltarë nga 38 gjithsejt sa janë në kuvendin e Preshevës, ka për qëllim që pas zgjedhjeve që do të përsëriten në 6 njësi të marrë më shumë se 50% të përkrahjes qytetare. Sa janë të rëndësishëm këto zgjdhje që përsëriten në 6 njësi, flasin të dhënat që me këto ka më shumë se 9000 votues, apo 1/4 e trupit votues në këtë komunë.
Kryetari i APN-së deri në moshën 37 vjeçare ka jetuar në Gjermani dhe gjuhën shqipe e ka mësuar nga gruaja e tij.
Në intervju për “Politikën” e 11 nëntor, Arifi kishte paralajmëruar se është i bindur që partia e tij do të ti fitoj zgjedhjet e 24 dhjetorit dhe në këtë mënyrë të dërgoj në pension elitën e vjetër politike e cila 27 vite ka mbajtë Preshevën si peng.
“Jemi të bindur se partia e jonë mund të formoj shumicën parlamentare, ku të rinjtë janë shtylla kryesore e partisë sojnë, dhe jo vetëm në Preshevë” kishte deklaruar Arifi.
Sputnik shkruan se kryetari i APN-së ka mbështetje të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe atij të Shqipërisë Edi Rama. Që lideri i APN është lojtar serioz politik flet edhe fakti që si kryetar nd i komunës është takuar edhe me presidentin e Turqisë Tajip Erdogan gjatë vizitës së tij në Serbi. Siç shkruan kjo gazetë duke iu referuar mediave lokale, Arifi nga Erdogani ka marrë përkrahje dhe premtime që Presheva do të jetë në listë prioritare për investime turke.