Mustafa: Vdekja e Musliut veprimtarit të çështjes kombëtare na tronditi
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa përmes një letre është shprehur se vdekja e Junuz Musliut i ka tronditur të gjithë.
Me pikëllim të thellë mësova se miku im Jonuz Musliu është ndarë nga jeta.
Lajmi për vdekjen në moshë të re të veprimtarit të çështjes kombëtare si dhe politikanit Jonuz Musliut, na ka tronditur shumë dhe e kam të vështirë të gjej fjalët e duhura për të përshkruar personalitetin e tij.
Vdekja e hershme e Jonuz Musliut është humbje e jashtëzakonshme për Ju, familje Musliu, për botën shqiptare, për miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur dhe kanë vepruar me të.
Jonuz Musliu shquhej për mprehtësinë politike, thellësinë intelektuale, transparencën e ideve dhe konceptimin global të çështjes shqiptare. Ai la gjurmë të thella në kuadër të lëvizjes së përgjithshme për çlirimin e shqiptarëve, duke artikuluar individualitetin e tij në parti politike, në krijimin e opinionit publik, në trajtimin dhe vlerësues të pozitës së shqiptarëve në shekullin e kaluar dhe shekullin aktual.
E shfrytëzoj ketë rast të dhimbshëm për t’iu shprehë ngushllime të sinqerta familjes, farefisit dhe gjithë miqëve të tij.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Kryetarin, Jonuz Musliu!
Dr. Sc. Ragmi Mustafa
Kryetar i PDSH-së