Lajme

Presheva mundë të mos shkojë në rivotim?

Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Zeqirja Miftari, tha për JUGpress se komisioni komunal zgjedhor në takimin e fundit ka vendos që të përsëriten zgjedhjet lokale në 5 vendovotime (2,4,5,7,8).

Të gjitha vendovtimet janë në qytetin e Preshevës, Miftari tha se partit kanë paraqitur ankesat dhe parregullësit në procesin zgjedhor.

Miftari theksoi se nuk është i sigurt se a do të mbahet rivotimi dhe se komisioni ka shkruar ankesën.

Miftari tha se gjykata administrative ka anuluar vendimin e KKZ-së më herët për rivotim në disa njësi zgjedhore për shkak të lëshimeve teknike ndërsa kjo është hera e dytë që bëhet ankesë.

Sipas tij, ka rreth shtatë mijë votues të regjistruar në këto qendra votimi.

Gjatë kësaj jave pritet të caktohet nga gjykata administrative se a do të ketë rivotim të zgjedhjeve apo jo në 5 vendvotime të cilët përbëjnë 7000 votues të regjistruar.

 

Related Articles

Back to top button