Lajme
Presidenti Thaçi: I ndjeri Musliu dha kontribut për çlirimin e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një letre të publikuar në Facebookka ngushëlluar familjen e të ndjerit Jonuz Musliu duke vlerësuar atë një veprimtar të shquar i cili dha kontribut në procesin e çlirimit të Kosovës.
Kjo është letra e presidentit Hrtashim Thaçi:
Me dhembje mora lajmin për vdekjen veprimtarit të shquar Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Jonuz Musliu dha një kontribut të vazhdueshëm për avancimin e të drejtave politike dhe kombëtare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Jonuz Musliu po ashtu dha kontribut në procesin e çlirimit të Kosovës.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Musliu. HTH