Starton iniciativa kundër përdorimit të fjalëve që nxisin urrejten.
Në kuadër të projektit “No Hate Speech” i mbështetur nga “Resonant Voices Intiative” ka filluar iniciativa kundër përdorimit të fjalëve që nxisin urrejten. Dje në Universitetin e Novi Pazarit, Dega në Preshevë është zhvilluar workshop-i në lidhje me urrejtjen ndëretnike.
Të pranishëm ishin studentet e fakulteteve të ndryshme. Ky ishte workshop-i i parë i realizuar në këtë muaj ku priten të realizohen edhe dy workshop-e dhe një mural në qytetin e Presheves. Kjo temë është mirëpritur nga pjesëmarrësit, duke patur parasysh nacionalitetet që jetojnë në qytet. Projekti është i mbështetur nga “Resonant Voices Intiative” dhe është realizuar nga organizata joqeveritare
“Behu Aktiv 16” Preshevë. Studentët diskutuan se si mund ta ulin rrezikshmërine e Gjuhës së Urrejtjes dhe treguan cilat janë mundësitë e zbutjes së kësaj gjendjeje në rajonin tonë. Përndryshe Ngo “Behu Aktiv 16” ishte fituese e çmimit të votimit të komunitetit online.