Lajme

Tirana Zyrtare do të furnizoje me libra tekste Shqip nxënësit e Luginës së Preshevës!

Ja një tjetër vepër madheshtore nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë për Shqiptarët e Preshevës.

Postimi në FB i Kryetarit të Komunës së Preshevës Z.Shqiprim Arifi!

“Deri në korrik të këtij viti, nxënësit e Luginës së Preshevës do të pajisen me 43 tekste shkollore

Problemi me mungesën e teksteve mësimore në gjuhën shqipe është përfolur me vite të tëra , ndërsa politika e stërvjetëruar ka ngecur në qasje dhe plane serioze për të zgjidhur këtë problem me rëndësi jetike. Iniciativa ime e zgjidhjes parciale të këtij problemi, ishte penguar dhe vlerësuar si e pamundshme.

Sot, kam pranuar konfirmimin nga Ministria e Arsimit e Republikës së Serbisë se nxënësit e Luginës së Preshevës do të pajisen me 43 tekste shkollore në gjuhen shqipe në konformitet me kurrikulat arsimore të Republikës së Shqipërisë. Ky vendim është bazuar në marrëveshjen në mes meje dhe Ministrisë së Arsimit në muajin gusht të vitit 2016 ndërsa është mbështetur edhe në takimin Rama, Vuçiq, Arifi në muajin tetor të vitit 2016.

Botimi i këtyre teksteve shkollore do të zhvillohet deri në muajin korrik ndërsa shpërndarja e tyre do të bëhet në muajin shtator për fillimin e vitit të ri shkollor në Luginën e Preshevës.

Ne edhe më tej do të insistojm të zgjidhet problemi, në përputhje me kërkesat tona për tekste mësimore në gjuhën shqipe sipas programeve të kurrikulës arsimore të Republikës së Shqipërisë.

Related Articles

Back to top button