Lajme

Zgjedhjet në Preshevë / APN forca më e madhe në vend

Siç bëhet e ditur nga të dhënat e KKZ-­së në Preshevë tanimë që janë numëruar 36 njësi nga 38 sa janë, APN ka dalë e para duke fituar 6568 vota , duke lënë mbrapa PDSH-në e Ragmi Mustafës me 4891 vota, PVD ka marrë 2554, LR PDSH 1629 vota, Lista e përbashkët Serbe me 920 vota, UDSH 404, BDL 401 si dhe PD e fundit me 328 vota.

Alternativa për Ndryshim APN në këto zgjedhje sipas sondazheve dhe pas përfundimit të zgjedhjeve rezulton se ajo është forca politike më e votuar sot në Preshevë. APN e cila ka vetëm 3 vjet në skenën politike ka arritur ti mposhtë të gjitha partit dhe të dal e para në zgjedhjet e 24 dhjetorit.

Kjo fitore e APN-së është si rezultat që populli i Komunës së Preshevës i dha mbështetjen e madhe Shqiprim Arifit, kryetarit të APN-së, fitorja e APN-së ka habitur edhe rivalët politik të cilët ende nuk kanë komentuar procesin zgjedhor të 24 dhjetorit.


Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të fundit dhe vulosjen e fitores së subjektit më  të madhë në Preshevë APN-së do ti kemi pas rivotimit në njësin numër 5 në Preshevë dhe 16 në Caravajkë që do të mbahet më 14 janar 2018.

Fuqia e votës sjell ndryshimin

 

Related Articles

Back to top button