Për çdo ditë dëgjojmë histori të ndryshme të të rinjve të pasionuar për futbollin por rrallë herë ndodh që të dëgjojmë se një vajzë mund të jetë aq e pasionuar rreth sportit më magjik në botë futbollit.
E tillë është futbollistja e re Altina Raqipi nga Presheva e cila jeton në kantonin Aargaus. Ajo është futbolliste në dy ekipe në Zvicër, për ekipin Aargaus U17 dhe për ekipën e Zvicrës U16.
Altina Raqipi është një nga shpresat e mëdha të futbollit femëror dhe në ardhmen pritet të arrij në nivele të larta në sportin e saj që e ka pasion, pra futbollin.
Presheva.AL ju sjell disa foto për talentin e kësaj vajza nga Presheva.