Ambasadori i Gjermanisë në Beograd takim me kryetarin e komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi. (Video)
Kryetari i sapo zgjedhur i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi priti në takim ambasadorin e Gjermanisë në Beograd z.Axel Dittman.
Qëllimi i këtij takimi ishte situata në Preshevë pas zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën më 24 dhjetor, kufiri Miratoc-Llojan, gjykata e prokurorisë themelore, furnizimi i teksteve shkollore dhe shumë tema tjera.
Kryetari i komunës së Preshevës z.Arifi me rastin e takimit që zhvilloi me ambasadorin e Gjermanisë në Beograd u shpreh shumë i kënaqur dhe tha se interesimi i ambasadorit për të ndihmuar në komunë të Preshevës ëshë jashtëzakonisht i madh e kryesisht interesim të madh tregoi tek çështja e furnizimit me tekstet shkollore në vend.
Ndërsa ambasadori i Gjermanisë në Beograd z.Axel Dittman u deklarua se qëllimi i këtij takimi është informimi i situatës aktuale politike në vend, ndërsa temat e këtij takimi ishin të ndryshme gjithashtu dhe të frytshme.
Kjo ishte vizita e parë e një ambasadori në komunë të Preshevës pas zgjedhjes si kryetar komune të z.Shqiprim Arifi.