Lajme

Ambasadori i SHBA-së Scott uron Arifin për postin, i thotë do të mundohemi të zgjedhim problemin e teksteve për fëmijët shqiptarë në Preshevë

Kryetari i Komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi ka pranuar një letër urimi nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd Kyle Scoot.

Scoot, në letrën e urimit, ndër të tjera, ka shkruar se do të angazhohet duke shtyer procesin në javët në vazhdim për të ndihmuar në zgjidhjen e teksteve pëf fëmijët shqiptarë. Shpresoj se mundem të llogaris në mbështetjen tuaj.

I dashur Shqiprim:

Pranoni urimet për fitoren e partisë suaj në zgjedhjet e fundit të mbajtura në Preshevë. Mesazhi juaj për të përmirësuar ekonominë mundësit për të rinjët dhe komunikimi me votuesit, të cilët besimin e kan tek ti për ti udhëhequr për një të ardhme më të mirë.

Ju bëj thirrje që ta shfrytëzoni këtë mundësi për të përmirësuar jetën e popullit të Preshevës, të të rinjëve dhe të moshuarve.

Gjithashtu dua të falemnderojë për pritjen që ma ke bërë në Preshevë më 5 dhjetor. E shijova bisedën me ty duke të dëgjuar për vizionin që ke për komunitetin tënd. Sinqerisht të uroj sukses në mandatin dhe shpresoj për më shumë mundësi mes Komunës së Preshevës dhe Ambasadës time.

Related Articles

Back to top button