Avni Nuhiu: Fton opozitën shqiptare të votojnë një shqiptar për kryetar kuvendi (Video)
Opozita në Preshevë për katër vite të ardhshme do të përbëhet nga 18 këshilltarë nga partit që kanë humbur në zgjedhjet e fundit të 24 dhjetorit pra PDSH, PVD dhe BDL do të qëndrojnë në opozitë për 4 vite të ardhshme apo më saktësisht deri në vitin 2022.
Kjo gjë këtyre partive të stërvjetruara nuk po i konvenon, ata po akuzojnë APN dhe LRPDSH se ka lidhur koalicion me Listën Srpska. E këtë ia demantoi më së miri Dr. Avni Nuhiu i cili kur erdhi pika për votimin e kryetarit të kuvendit z.Sami Salihut i ftoi opozitën shqiptare për të votuar një shqiptar për kryetar të kuvendi.
“Unë thërras shqiptarët meqenëse në këtë Kuvend një pjesë është më shqiptar se të gjithë ne, le të rrin këtu dhe ta votojnë një shqiptar për kryetar kuvendi”.
Ky propozim u duart trokitë nga shumë këshilltarë në seancën konstituive.