Forumi i Gruas i Alternativës për Ndryshim pjesëmarrëse në trajnimin e organizuar nga OJQ “Shtëpia e Diturive dhe Politikave të Lindura”
Organizata e shoqërisë civile “Shtëpia e Diturive dhe Politikave të Lindura” (Gender Knowledge Hub) nga Novi Sadi realizon projektin e emëruar “Organizatat lokale (të grave) si aktere të përgjigjes ndaj krizës së migrantëve”, project i cili është i përkrahur nga ana e Fondacionit për Shoqëritë Hapur.
Projekti ka për qëllim krijimin e mënyrave të përgjigjes së komuniteteve ndaj krizës së migrantëve i cili mbështetet në resurset lokale dhe pjesëmarrjen e grave në definimin e politikave lokale, edhe atë duke forcuar kapacitetet lokale të organizatave të grave dhe banorëve, vendosjen e modelit të komunikimit dhe dialogut përmes pjesëmarrjes së të gjitha palëve të interesuara dhe krijimin e rekomandimeve për politikat lokale dhe masat e përgjigjes ndaj krizës së migrantëve, përmes pjesëmarrjes së banorëve lokal.
Kriza e migrantëve nga Lindja e Mesme, me të cilën Komuna e Preshevës është përballur në vitin 2015 ka shfaqur para tërë botës se banorët e komunës sonë, si komunitet, pa ndonjë organizim adekuat nga politika lokale, janë në gjendje që të menaxhojnë situate të tilla.
Forumi i Gruas i Alternativës për Ndryshim, mori pjesë në këtë trajnim për të siguruar njohuri dhe shkathtësi të mjaftueshme për një përgjigje më adekuatë ndaj krizave të ngjajshme.
Gjithashtu në këtë takim u prezantuan edhe aktivitetet e shumta të Forumit të Gruas të cilat janë realizuar deri më tani dhe njëkohësisht u bisedua për bashkëpunim në të ardhmen dhe realizim të përbashkët të projekteve.
Ky është vetëm fillimi, Forumi i Gruas do të vazhdojë të punojë edhe më shumë drejtë realizimit të ideve dhe projekteve, gjithmonë dukë pas në focus rolin e gruas në Preshevë.