Ishim të parët, por çuditërisht Shqipëria nuk është ajo e para
Paradokset muzeale: nga D. Hatibi
Kishim Universitet para Gjermanise, por te rinjve dhe te huajve u permendim 7 marsin 1887 ne Korçe!….
A e dini se para ardhjes se Perandorise Osmane:
– Kishim një Universitet në vitin 1380 në Durrës. Që të krijoni idenë: Gjermania e ka hapur universitetin e parë 6 vjet pas Durrësit (Heidelberg University).
– Kishim 6 qytete plotësisht të zhvilluara po aq sa Firenca, Venecia, Marseja apo Parisi. (Durrësi, Shkodra, Drishti, Lezha, Berati dhe Preveza).
– Kishim klasën tonë aristokratike me 8 familje bujarësh (Balshajt, Topiajt, Muzakajt, Kastriotët, Arianitët, Zebenishtët, Shpatat dhe Dukagjinët) të lidhura në martesë deri edhe me Habsburg-ët dhe Bourbon-ët.
– Kishim filozofët tanë humanistë nga me te permendurit në Europë me idetë e tyre dhe ishin këshilltarë të familjeve perandorake në Hungari, Itali dhe Austri. (Gjon Gazuli, Pal Engjëlli, Leonik Tomeo dhe Gjon Durrsaku).
– Qytetet tona kishin Statute dhe qeveriseshin me Demokraci, ndërkohë që Amerika, fjala vjen, qeverisej nga indianët Cherokee apo fiset Azteke, që jetonin si kanibalë.
– Në Durrës intelektualizmi ishte aq i lartë sa kemi të dokumentuar në shekullin e XII për herë të parë notën e protestës së një Metropoliti Ortodoks, i cili i shkruan Konstandinopojës, kundër skllavërisë 300 vjet përpara se në Europë të fillonte si debat.
– Në Durrës bëhej tregti deri edhe me Tunizinë, Ukrainën dhe me Francën që në shekullin V-VII.
– Kisha e Shqipërisë kishte nxjerrë kardinal (dhe kardinal nuk ishte gjë e vogël atëherë).