Lajme

Komuna e Preshevës fillon pastrimin e rrugëve nga bora (Foto)

Reshjet e borës të cilat kanë filluar mbrëmë janë duke vazhduar edhe sot, duke krijuar vështirësi në  qarkullimi të automjeteve në komunikacion si dhe të këmbësorëve .

Kompanitë e pastrimit të angazhuar nga Komuna e Preshevës janë duke pastruar të gjitha rrugët që lidhin fshatrat me Preshevën, në mënyrë që qytetarët të mos hasin në vështirësi gjatë qarkullimit.

Njoftimin e ka bere Kryetari i Komunes Shqiprim Arifi ne profilin e tij zyrtar ne fb

Komuna e Preshevës me vëmendje po e përcjell situatën në rrugë pas reshjeve të borës dhe ka filluar ndërhyrjet në aksin Preshevë – Miratoc dhe në drejtimet kah fshatrat në lindje të qytetit.

Të gjitha rrugët janë të kalueshme në këtë moment.

Brenda një kohe të shkurtër do të ndërhyhet edhe në rrugën Preshevë – Gjilan.

Luten qytetarët që të evitojnë qarkullimin me vetura dhe të koordinohen me zyrtarët komunal rreth ndërhyrjeve të nevojshme.

Related Articles

Back to top button