Lajmërim: Mbi të ftohtit në ditët në vijim në Komunën e Preshevës
L A J M Ë R I M
MBI TË FTOHTIT NË DITËT NË VIJIM
Lajmërohen qytetarët e Komunës së Preshevës se ditëve në vijim në vendin tonë pritet të mbretërojë mot i ftohtë dhe me të reshura të borës, si rezultat i një rryme të ftohtë që do t’a kaplojë një pjesë të Evropës dhe Ballkanit.
Për shkak të kushteve atmosferike që pritet të vështirësohen me rastin e përkeqësimit të motit, luten qytetarët e komunës sonë që ditën e shtunë të bëjnë furnizimet e nevojshme për familjet e tyre, në mënyrë që kjo periudhe një javore, të tejklaohet më me lehtësi.
Poashtu, luten qytetarët që t’i shmangin daljet e tyre të pa nevojshme në qytet apo vendbanime tjera, duke evituar kështu rreziqet që mund të paraqiten gjatë qarkullimit të tyre.
Komuna e Preshevës ka bërë përgatitjet e nevojshme për të bërë pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës e rërës nëpër rrugët lokale, përmes subjekteve të cilat i ka kontraktuar enkas për këtë qëllim. Në rast të vonesave eventuale deri në pastrimin e rrugëve, paraprakisht kërkojmë mirëkuptim dhe durim, deri sa të vijë rradha në rrugët e caktuara.
Në rast të paraqitjes së rasteve emergjente, familjarët luten të telefonojnë në telefonin kujdestar të ndihmës së shpejtë me numër 017 669 124, ndërsa për intervenime tjera në numrin e telefonit të Shërbimit të situatave të jashtëzakonshme pranë komunës së Preshevës 017 668 879.
Kërkojmë që komunikimi me autoritetet komunale të bëhet në rrugë zyrtare, përmes kryetarëve të Bashkësive Lokale, në mënyrë që të evitohen thirrjet fiktive, përmes të cilave do të shkaktohet tollovi në trajtimin e rasteve sipas nevojës së intervenimit.
Komuna e Preshevës – Shtabi i situatave të jashtëzakonshme.